Deputetja e LDK-së, Hymete Bajrami ka folur edhe për situatën e qytetarëve të Kosovës.
Ajo ka thënë se varfëria është thellu, ndërsa njerëzit po duhet me shfrytëzu kredi për me i mbulu shpenzimet mujore.
“Qytetarët kanë shpenzuar shumë më pak në edukim shumë më pak në shëndetësi sepse nuk ju ngelen të hyrat e lira, e kemi parë nga raportet e Bankës Qëndrore të Kosovës që ‘overdraftet’ shfrytëzimi i overdraftit, kreditë konsumuese janë ngritë qind për qind në tri vitet e fundit.
Njerëzit po duhet me shfrytëzu instrumenta të krediës të borxheve në mënyrë që me i mbulu shpenzimet e tyre mujore”, tha ajo.