Jakub Bielamoweicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, ka reaguar ndaj presidentit serb.
Kjo pasi Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se qeveria do të krijojë një ekip për të lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Një tjetër shkelje e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit të ndërmjetësuar nga BE-ja, që e ndalon Serbinë të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.
Serbia's president Vucic tells the govt to set up a team to lobby against Kosovo's @CoE bid.
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) April 4, 2024
Yet another violation of Art. 4 of the EU-brokered Brussels/Ohrid Agreement that forbids Serbia to object to Kosovo’s membership in any intenational organisation. https://t.co/tLvqFyRCWk
Ndryshe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë thirrje të enjten gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të Qeverisë serbe për formimin e një ekipi për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.