Drejtori në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, kërkon nga komunat që të sigurojnë nga një kopje të arkivave për krimet e kryera gjatë luftës.
Ai tha se arkiva kanë ruajtur në arkivin qendror në Prishtinë, dhe në secilën komunë të Kosovës.
“Dokumentacioni që ndodhet në komunat tuaja është thelbësor, kërkojmë nga një kopje”, theksoi Hetemi.
Ai këtë kërkesë e bëri në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave, ku po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.