Dimal Basha, deputet i VV-së, në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar Agim Aliu, kryetar i Ferizajit dhe po ashtu udhëheqës i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Basha ka pretenduar se të gjithë kryetarët e komunave me të opozitës po refuzojnë kërkesën e katër komunave të veriut për t’u anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
“U bën 8 muaj, dhe Agim Aliu nuk po tregon pse po i refuzon kërkesat e komunave të veriut të anëtarësohen në Asociacionin e Komunave të Kosovës?
Kush ju ka trishtu kaq shumë që s’po guxoni as m’i trajtu kërkesat patriota?
Komplet kryetarë të komunave të opozitës po refuzojnë! Me kanë ndonjë kërkesë me maru far Zajednice t’re moti e kishi miratu!” – ka shkruar Basha.