Hoxhaj: Edhe Kosova nuk është imune nga sulmet kibernetike

Aktuale

Hoxhaj: Edhe Kosova nuk është imune nga sulmet kibernetike

Më: 5 prill 2024 Në ora: 23:18
Mentor Hoxhaj

Mentor Hoxhaj, kryesues i komunitetit për Siguri kibernetike dhe privatësi, ka folur për luftën hibride të Rusisë në Ballkan, ndikimin e kësaj lufte me mjete jokonvencionale për arritje të qëllimeve politike e ushtarake.

Ai tha se këtë lloj lufte kemi parë në Ukrainë, ku ende po ndodhë atje lufta hibride e kombinuar me sulme kibernetike dhe luftë propagandistike, si formë e luftës ku çdo shtet mund të jetë cak i sulmeve, sado larg që të jetë nga kufiri i saj fizik.

“Edhe Kosova nuk ka qenë dhe nuk është imune nga këto sulme. Kemi pasur në të kaluarën e afërt një ‘proxy ciber war’ të Kosovës, ku mediet pro-ruse kanë lansuar propaganda të ndryshme në vend”, tha Hoxhaj, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ai shtoi se duke parë aktivitete të tilla në nivel botëror, evropian e rajonal, është e pritshme që këto sulme të ndodhin edhe në Kosovë.

Hoxhaj më tej shtoi se me zhvillimin e teknologjisë informative, ku të gjithë ndajnë të njëjtin hapësirë kibernetike, ku kufijtë nuk janë si ata tokësorë, mundësia për të qenë të sulmuar është jashtëzakonisht e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat