Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur të ruajë besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës. Në një sondazh të ri, të realizuar nga kompania UBO Consulting në muajin mars, Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve.
Në pyetjen se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, 17.1 për qind e qytetarëve janë përgjigjur për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ndërsa, në vendin e tretë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 16 për qind të votave.
Kurse, koalicioni AAK-Nisma kanë marr 6.9 për qind të përkrahjes, derisa Lista “Guxo” në këtë matje ka marrë vetëm 0.6 për qind.
Rezultatet e këtij sondazhi i kanë komentuar në partinë në pushtet, përcjell Bota sot.
“Qenka publiku sondazhi i fundit i bërë nga UBO Consulting. Prapë punë me bë video Abdixhiku”, ka shkruar Arlind Manxhuka, zëdhënës në VV, përmes një postimi në Facebook.
Edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacollli ka reaguar ndaj këtij sondazhi, duke ironizuar me kryetarin e LDK-së.
“Lumiri: Qeveria Kurti po manipulon me statistikat”, ka shkruar Pacolli./Botasot