Shqiprim Pula, profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike ka thënë se Lista Serbe duhet të kërkoj falje pas lajmeve se do të bojkotojnë procesin zgjedhor dhe do të tërhjekin komisionerët zgjedhor nga pakica Serbe në katër komunat veriore të Republikës.
Sipas tij, kërkim falja duhet të jetë publike, në drejtim të presidencës, parlamentit dhe qeverisë.
Postimi i plotë:
KËRKIMFALJE PUBLIKE
Pas lajmeve të një-pas-njëshme mbi thirrjet e "Srpska Lista" për bojkotim të procesit zgjedhor dhe tërheqjes së komisionerëve zgjedhor nga pakica Serbe në katër Komunat Veriore të Republikës, emisarët e ambasadorët, për shkak të euforisë kritikuese dhe histerisë reaguse që kanë shfaqur kundrejtë institucioneve qëndrore të Republikës, që nga maji i 2023 pa humbur kohë, duhet të kërkojnë kërkimfalje.
Kërkimfalja e tyre duhet të jetë publike dhe në drejtim të Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.