Ish-ushtaraku Hafir Hoxha, ka folur mbi çështjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, e cila është hequr më 9 prill 1999 nga UÇK-ja, Beteja e Koshares.
I ashpër, Hoxha thotë se këtë kufi sot po e pranon Kosova dhe Shqipëria duke thënë se nuk e trajtojnë as nuk e vlersojnë atë akt historik.
Shkrimi në Facebook:
Suksesi i UÇK-së është se në kufi nuk ka okupatorë por kufiri egziston !
Kufirin e sotëm mes Kosovës dhe Shqipërisë e ka caktuar ish Jugosllavia !
Kush thotë ndryshe rrenë e ka pasi Kosova dhe Shqipëria nuk ditën as nuk kenë të afta të fuqizojnë aktin e popullit të Kosovës dhe UÇK-së që mos të ekziston ai kufi mes shqiptarëve i imponuar nga okupatori serb.
Kosova me mbi 95% popullatë shqiptare me 29.11.1944 mbetet ish Krahinë Autonome e Jugosllavisë, vitin 1998 fillon lufta mes UÇK-së e cila rrënon gurin kufitar, prishë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë që përcaktuan ish Jugosllavia dhe Shqipërisë mes tyre .
Me 17.02.2008 Kosova shpall pavarsinë e saj si shtet i pavarur në kufijët e saj ashtu si i ka përcaktuar ish Jugosllavia ku Kosova dhe Shqipëria INJOROJNË aktin historik të UÇK-së dhe popullit të Kosovës që hoqën kufirin me luftë në Betejën e Koshares më 9 prill 1999, nuk e trajtojnë as nuk e vlersojnë atë akt historik dhe pranojnë vijën kufitare mes tyre si kufi zyrtar shtetrorë mes tyre.
Sot për sot kështu është realiteti dhe historia e vërtet .