Imami nga Shkupi, Zekirijia Idrizi është penduar për deklaratat e tij për dalje nga feja.
Ai tani thotë se është rikthyer edhe me i fuqishëm se sa ka qenë në fenë islame.
Në emisionin ‘Hambari’, Idrizi thotë se feja e shqiptarit nuk është shqiptaria, por islami.
Ai shton se shumica e shqiptarëve edhe pse janë myslimanë, nuk kanë aspak njohuri për islamin.
Hoxha nga Shkupi në kohën kur ishte larguar nga feja, kishte hedhur akuza edhe në adresë të imamit Shefqet Krasniqi, duke e quajtur shpellar.
Se çfarë mendimi ka tani Zekirijia Idrizi për Shefqet Krasniqin, përgjigjën mund ta merrni në videon me poshtë…