“Pres me m’thirrë në telefon”, Kusari tregon se çka i tha nëna e Liridona Ademajt në Bajramin e parë pa të bijën

Aktuale

“Pres me m’thirrë në telefon”, Kusari tregon se çka i tha nëna e Liridona Ademajt në Bajramin e parë pa të bijën

Nga: A.Zh Më: 10 prill 2024 Në ora: 12:12
Kusari është takuar me nënën dhe vëllain e Liridonës

Juristja e mediave Flutura Kusari, ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, në nder të festës së Fitër Bajramit.

Ajo ka treguar se është takuar me nënën dhe vëllain e Liridonës, e cila u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas Kusarit, nëna e të ndjerës nuk e beson ende që nuk i jeton e bija, pasi mendon se është ende në Suedi, përcjell Bota sot.

“Bajrami i parë pa Liridona Ademajn, grua, vajzë, nënë, e vrarë brutalisht.

Nana e saj m'tha sot: ende spo më besohet që nuk e kam ma, pres që m'thirrë në telefon... kaniherë m'doket që është në Suedi...

Vetëm drejtësia e shpejtë, pa gabime, profesionale dhe pa ndërhyrje mund t'ia lehtesojë dhimbjen familjes së Liridonës.

Leonardi vazhdon me qenë shembull i një djali të ri 24 vjeçar dhe shembull se si një tragjedi kaq të rëndë e ka përballu me dinjitet dhe maturi të jashtëzakonshme.

Drejtësi për Liridona Ademajn!”, ka shkruar Kusari në një postim në Facebook

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat