Ministria e Financave,Punës dhe Transfereve njofton se sot do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2024, ku do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Sipas njoftimit të MFPT-së, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.