Gruaja e heroit, Agim Ramadani, Shukrije Ramadani ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së tij.
Ramadani përmes një shkrimi në “Facebook” ka shkruar se, në përvjetorin e 25-të të rënies së tij, murana e Agimit, është ajo.
“Në përvjetorin tënd të 25, murana jote jam unë.
Rrobat ti palova si dhimbjet e mia, me lot t’i pastrova e gjakun me u tha se lash si dritën e syrit, buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!”, shkruan ajo.