Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një raportim të Telegraph-it anglez prej veriut të Kosovës, ku shtrohej pyetja nëse Kosova mund të jetë Ukraina e ardhshme.
Në shkrimin e tij, Selimi ka theksuar se Kosova është e kërcënuar nga Serbia.
Megjithatë, sipas Selimit, Kosova është më e sigurt statistikisht se Londra.
“Kosova sigurisht është e kërcënuar nga Serbia. Por është gjithashtu statistikisht më i sigurt se Londra. Kështu që jelekët antiplumb dhe rrobat e maskimit për gazetarët duken të tepërta.
Një enigmë e vërtetë: ne kemi nevojë që mediat dhe politikanët perëndimor t'i kushtojnë vëmendje, por gjithashtu duhet që normaliteti të mbizotërojë” – shkroi Selimi.
Kosovo is certainly threatened by Serbia. But it’s also statistically safer than London. So bullet proof vests and camouflage clothes for reporters seem superfluous. A real conundrum: we need Western media and politicos to pay attention but we also need for normality to prevail. https://t.co/w05JRReCCI
— Petrit Selimi (@Petrit) April 12, 2024