Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveҫla ka reaguar pas vrasjes së fundit në Kosovë, ku një femër 21 vjeҫare është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.
Ministri Sveҫla ështe shprehur i tronditur nga kjo vrasje dhe nga rrethanat e kësaj vrasje mizore, siҫ shkruan ai në Facebook.
Ai përgëzon Policinë e Kosovës për arrestimin e dorasit dhe thotë se do të ndërmarrë gjithqka për zbardhjen e rastit.
Postimi i plotë:
Jam tronditur thellësisht nga vrasja e sotme, nga humbja e edhe një gruaje të Kosovës dhe nga rrethanat e rënda të kësaj vrasjeje mizore.
Përkundër përpjekjeve për rritjen e sigurisë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e sotme, janë thirrje për reflektim për të gjithë ne, si institucione dhe si shoqëri.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë.
I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së të ndjerës ndërsa të plagosurit i uroj shërim të shpejtë!