Ish kryeministri Avdullah Hoti në një postim të tij në Facebook, pyet se pse ende bizneset po paguajnë TVSH në kufi.
AI shkruan se ‘mbledhja e TVSH-së në kufi ende pa u shitur malli i detyron bizneset të mbajnë shumë më tepër mjete qarkulluese sesa që është e nevojshme, duke e kredituar qeverinë’.
Ai thotë poashtu se neglizhenca, dembelia e paaftësia e qeveritarëve po ju kushton shtrenjtë bizneseve.
Postimi i plotë:
Pse bizneset ende e paguajnë TVSH-në në kufi?
978 mil. euro kanë paguar bizneset në vitin 2023 në kufi për mallrat e importuara si TVSH ende pa u shitur malli. Kjo shumë është mbi dyfish më e lartë se TVSH-ja e mbledhur brenda vendit.
Mbledhja e TVSH-së në kufi ende pa u shitur malli i detyron bizneset të mbajnë shumë më tepër mjete qarkulluese sesa që është e nevojshme, duke e kredituar qeverinë.
Për katër vite qeverisje, asnjë veprim nuk u ndërmor lidhur me bashkimin e Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore, për të cilin ekziston studimi dhe modalitetet. Ky bashkim është hapi i parë drejt krijimit të kapaciteteve administrative për mbledhjen e TVSH-së pas shitjes së mallit të importuar.
Mbledhja e TVSH-së në kufi ka pasur kuptim në vitet e mëparshme, por jo sot. Po mbaron ky mandat qeverisës pa asnjë reformë fiskale. Neglizhenca, dembelia e paaftësia e qeveritarëve po u kushtojnë shtrenjtë bizneseve.