Escobar foli për kushte tjera / Gërvalla: Pse ky debat kaq i gjallë kur i kemi plotësuar të gjitha?

Aktuale

Escobar foli për kushte tjera / Gërvalla: Pse ky debat kaq i gjallë kur i kemi plotësuar të gjitha?

Më: 15 prill 2024 Në ora: 22:50
Donika Gërvalla

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të marrë nesër epolig në Strasbourg.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste për anëtaërimin e Kosovës në KiE.

Në emsionin ‘Politiko, ministrja Gërvalla ka folur edhe për kushtet shtes që emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kishe përmendur pas vendimit për Manastrin e Deçanit.

Sipas ministers Gërvalla, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Nuk e di pse është kaq i gjallë debate në Kosovë se pse duhet të vendosën kushte të reja kur Asambleja Parlamentare si institucioni me i lartë thotë se kushtet janë plotësuar”, ka thënë Gërvalla duke shtuar se deklarata e Escobar ishte bërë para vendimit të Asamblesë Parlamentare.

“Unë mendoj se vendimi i Asamblesë Parlamentare do të duhej ta betononte çështjen që Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtaërsim”, ka thënë Gërvalla. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat