Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE është miratuar i cili ishte hapi i parë që u konstatua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e KiE.
Hapi i dytë për këtë çështje është të martën.
Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës pritet të diskutojë dhe të votojë sot për aplikimin e Kosovës në KiE.
Optimist është shprehur deputeti i partisë në pushtet, Vetëvendosjes, Agon Batusha.
Batusha pret rezultate pozitive në Këshillin e Evropës.
“Jam besimplotë që do arrijmë rezultate pozitive”, thotë Batusha.
Serbia ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Për këtë deputeti i VV-së thotë se shteti serb duhet ndëshkuar, pasi sipas tij, është shkelur marrëveshja në Bruksel.
Ai deklaroi se ky lobim nuk do ketë rezultat.
“Lobimi i Serbisë kundër Kosovës nuk do të ketë rezultat, por duhet ndëshkuar me doemos shkeljen e marrëveshjes së Bruksel”, u shpreh Batusha.
Përndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se nëse votohet rekomandimi për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Kosovës në KiE të martën, do të hapet rruga për hapin final.
“Një votim i suksesshëm do të hapte rrugën për hapin final. Vendimin e Këshillit Ministror i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur KiE shënon 75-vjetorin e themelimit”, ka shkruar Gërvalla.