Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm.
“Qendra Klinike Univerisitare e Kosovës-QKUK, njofton se për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë”.
“Andaj, të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente duhet të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror”, thuhet në njoftim.