Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme në Pejë.
Edmond Lajqi, e vrau gruan e tij Gjyljeta Ukella.
Ngjarja tragjike ndodhi në banesën e tyre në rrugën “Bill Clinton” të Pejës.
Lajqi u arrestua nga policia e po ashtu u konfiskua edhe arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.
Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.
Kështu tha Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Fillimisht është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.