Skulptori Agon Qosa është duke bërë prekjet e fundit të tij në shtatoren e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Kjo vepër do të vendoset në qytetin e Ferizajt, më 12 qershor, ka treguar ai, më 12 qershor në Ditën e Çlirimit të Kosovës, raporton Reuters.
“Kam vendosur që atë ta kemi në qytetin tonë, në Kosovën tonë”, ka thënë Qosa, derisa punonte në statujën e Blair ku ai shihet Ii buzëqeshur në kostum, me njërën dorë ngritur duke përshëndetur.

Bashkim Fazliu, kryetar i fondacionit “We remember Tony Blair” që e ka porositur shtatoren për ish-kryeministrin britanik, I ka bërë ftesë atij për të ardhur në ditën e zbulimit të shtatores, por që ka shtuar se Blair ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Shumë shqiptare të Kosovës e kanë idol Blair-in për rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më shumë se 10 veta janë të pagëzuar Tonibler, Toni apo Bler.
Një pre tyre është Tonibler Gashi, që kishte lindur dy vjet pas luftës. Babai I tij nuk kishte dyshimet për pagëzimin e të birit. Gashi, tash 22-vjeçar, ishte nëntëvjeçar kur e kishte takuar Blair-in në Prishtinë.
“Ishte sikur po takoja më shumë se një profet të qytetarëve tanë. Ai më shkundi dorën dhe unë u ndjeva për mrekulli”, ka treguar Tonibler Gashi.