Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.
Në fund, pritet edhe votimi i raportit.
Minsitrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është duke ndjkeur nga afër diskutimet e deputetëve të shteteve anëtare.
“Raporti i znj. Dora Bakojanis dëshmon progresin e arritur në shumë fusha dhe mbështetja e deputetëve të shteteve anëtare do të jetë një hap më afër anëtarësimit tonë të plotë në Këshillin e Evropës”, shkruan ajo në Facebook.
Postimi në Facebook:
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, bashkë me Zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti, Ambasadorin, Lulzim Hiseni dhe delegacionin tonë, duke ndjekur nga afër diskutimet e deputetëve të shteteve anëtare rreth raportit të raportueses së Asamblesë Parlamentare për procesin e anëtarësimit, znj. Dora Bakojanis.
Raporti i znj. Dora Bakojanis dëshmon progresin e arritur në shumë fusha dhe mbështetja e deputetëve të shteteve anëtare do të jetë një hap më afër anëtarësimit tonë të plotë në Këshillin e Evropës.