Pas vendimit në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka reaguar deputeti Arben Gashi.
Ai ka thënë se ky është një lajm historik për një ngjarje historike.
“PO, Republika e Kosovës në KiE”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Urime, Kosovë!
Lajm historik për një ngjarje historike. Në Strasbourg të Francës, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u votua PËR anëtarësimin e Republikës së Kosovës në KiE.
PO e madhe dhe historike për Kosovën tonë të bekuar.
PO nga miqtë natyral të Republikës tonë.
PO rrugëtimit të trasuar nga Presidenti Rugova.
PO, Republika e Kosovës në KiE.
35 vjet më parë, Ibrahim Rugova e filloi rrugëtimin drejt lirisë, u përballëm me krimet e Serbisë, por nuk u ndalëm, dhe fituam. Fituam bashkë me miqtë e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë miqtë e Republikës së Kosovës!