Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar pas vendimit pro të Asamblesë Parlamentar që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Sejdiu përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se vendimi i sotëm ka thyer barrierat dhe paragjykimet për Kosovën.
Sipas tij, Kosova krahas kësaj mbështetjeje me subjektivitetin e saj si shtet sovran ajo do të ketë mundësi të plota të dëshmojë aftësinë e saj që të shprehë qëndrueshmërinë e saj si vend sovran dhe demokratik.
“Vendim historik që then barrierat dhe paragjykimet për Kosovën
Sonte Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pas debatit që e zhvilloi, me vendimin që mori i dha një mbështetje të fuqishme Kosovës duke e miratuar kërkesën e e saj për të qenë anëtare e KiE.
Vendimi i tillë do t’i dorëzohet Këshillit të Ministrave të BE-së. Duke vlerësuar lartë angazhimin e deputetëve të Asamblesë Parlamentare në mbështegje Republikës së Kosovës, me plot bindje besoj se edhe Këshilli i ministrave do të vendosë pozitivisht për Kosovën.
Vendimi i sotëm, duke theksuar në veçanti raportin mbështetës të Dora Bakoyanis-it si dhe diskutimet e deputetëve që e mbështetën atë, mund të thuhet se u thyen barrierat dhe paragjykimet për Kosovën, kërkesën e së cilës e mbështetën edhe deputetë nga vende që ende nuk e kanë njohur.
Krahas, kësaj mbështetjeje, me subjektivitetin e saj si shtet sovran ajo do të ketë mundësi të plota të dëshmojë aftësinë e saj që të shprehë qëndrueshmërinë e saj si vend sovran dhe demokratik.
Urime Kosovë !”, ka shkruar Sejdiu.