Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, thotë se çështja e dinarit është çështje e brendshme e Kosovës dhe se nuk ka qenë dashur të diskutohet në Bruskel.
”Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk do duhej të diskutohej me përfaqësuesit e Serbisë’’, thotë Shala.
Deputeti Shala shprehet se Qeveria e Kosovës do të duhej që këtë çështje ta adresonte me aleatët, por duke mos e bërë pjesë të dialogut me Serbinë.
“Qeveria e Kosovës do duhej që çështjen ta adresonte në bashkëpunim me aleatët tanë, pa e bërë pjesë të dialogut me Serbinë’’, thotë deputeti Kujtim Shala.