Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka mbështetur dje raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Këtij lajmi i janë gëzuar si pushteti ashtu edhe opozita, ku në një moment kanë tejkaluar dallimet partiake.
Në rrjete sociale po qarkullon një video.
#Kosovo National Gov - Oppositon Hug Day pic.twitter.com/7fLzjmPzkA
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) April 16, 2024
Aty shihen duke u përqafuar fort Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, pas votimit pro anëtarësimit.