Qytetarët të cilët janë ndaluar për më shumë se 17 orë në pikë kalimet kufitare Serbi – Kroaci, tashmë janë liruar dhe shumë shpejt pritet të vazhdojnë rrugën.
Kështu kanë bërë me dije disa prej tyre.
Njëri prej tyre tha se para rreth 10 minutash janë liruar dhe për pak pritet të nisen.
Ndryshe, Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Gjatë ditës, MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi.