Bashkëluftetari i Agim Ramadanit, Naser Vllasi i njohur me nofkën ‘Kobra’ ka bërë një rrëfim ekskluziv për emsionin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’ në Kanal10.
Ai ka folur edhe për vrasjen e Ahmet Krasniqit, i cili ishte Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.
Sipas Vllasti, vrasja e Ahmet Krasniqit dhe ajo e gjithë patriotëve shqiptarë në diasporë është bërë me ndihmën e pjesës operative të ushtrisë jugosllave.
“Shtabi numër dy qe ka qenë të Medrese në një pjesë të Tiranës është bastisur nga Njësia Speciale e Policisë së Shqipërisë e cila ka qenë e maskuar dhe tri netë pasi është bastisur shtabi është bërë atentati ndaj Ahmet Krasniqit”, ka thënë ish-komantant Kobra.