18 prilli është Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani.
Kurti, poashtu bën homazhe në përkujtim të masakrës në Dyz, Podujevë.
Zakonisht, në këtë ditë, Komuna e Prishtinës organizon evente të ndryshme për nder të dëshmorëve të rënë të Prishtinës.