Bashkëluftetari i Agim Ramadanit, Naser Vllasi i njohur me nofkën ‘Kobra’ ka bërë një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Gallatë me Arben Ahmetin’ në Kanal10.
Ai ka folur për grupet e para që kishin shkuar në Shqipëri për trajnim në vitet e 90’ta, e ku bënin pjesë grupi i Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.
Vllasi ka folur edhe për sjelljen e armatimit nga Kroacia dhe Zvicra.
“Në përgjithësi grupet e para që kanë shkuar në Shqipëri kanë shkuar me tepër për trajnim dhe për furnizim për armatim. Unë edhe në atë kohë kam pas armatim dhe nga Kroacia kam sjell armatim”, ka thënë Vllasi.
Ai ka thënë se këto organizime ishin bërë nga Ministria e Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit.