Bashkëluftetari i Agim Ramadanit, Naser Vllasi i njohur me nofkën ‘Kobra’ ka bërë një rrëfim ekskluziv në një emision televiziv.
Ai ka folur për grupet e para që kishin shkuar në Shqipëri për trajnim në vitet e 90’ta, e ku bënin pjesë grupi i Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.
‘Kobra’ në këtë rrëfim ka folur edhe për vrasjen e Ahmet Krasniqit i cili ishte ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Bokoshit.
Ndërsa një rrëfim të padëgjuar me parë Naser Vllasi e ka bërë për vrasjen e komandantit Agim Ramadani.
Ai ka thënë se dëshira më e madhe e tij ka qenë veç Agimi të mos vritet.
‘Kobra’ tregon edhe momentin kur e ka kuptuar që Agim Ramadani është vrarë.