Në dy ditët e fundit institucionet e Serbisë kanë ndaluar dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, Dejan Jankoviq.
Pas intervistimit, përveç zëvendësdrejtorit Jankoviq, policët e tjerë janë liruar.
Por, probleme pati edhe për rreth 1.500 qytetarë të Kosovës që për më shumë se 20 orë u ndaluan në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë.
Qeveria e Kosovës këto veprime po i cilëson hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Video: