PK: Gjuajtje me armë në një pompë të derivateve në Prishtinë
Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 19:30, kanë marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Sipas policisë, bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar", kështu ka thënë zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas policisë, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë.
KosovaPress raportoi fillimisht për një trup të mbuluar brenda shiritit të vendosur nga policia, që shihet në foton e siguruar nga vendi i ngjarjes.