Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë një person është duke u intervistuar nga policia..
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, tha ajo.
Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar, konfirmoi zëdhënësja.
Ajo bëri me dije se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë.