Analisti politik, Gazmir Raci ka thënë se me themelimin e Listës Serbe në Kosovë, ka pasur faktorizim të saj në vendin tonë, sa asnjë qeveri e jona sipas Racit, nuk ka mundur të formohej pa atë.
Kështu deklaroi Raci në Rubikon në Klan Kosovës.
“Kur është themeluar Lista Serbe në Kosovë, Aleksandar Vuqiç ka ardhë edhe i ka bë fushatë në Kosovë, me krejt qeverinë me krejt Parlamentin, edhe ne shumë pak kemi dalë me mbrojt, Nenad Rashiqin e partitë tjera në Kosovë”, tha Raci.
“Kemi pasur përzierje të kreut më të lartë të shtetit të Serbisë në Kosovë, dhe kemi pasur faktorizimin e Listës Serbe në maksimum, saqë nuk kishte qeveri në Kosovë që nuk mund të bëhej pa Listën Serbe”.