Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet politike.
Lidhur me çështjen e sigurisë, derisa Serbia po bën ushtrime ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën, Dugolli tha se ky vend po mëton të tregojë muskujt e vet, duke përçuar mesazhe shantazhi kundrejt Kosovës.
“Suksesi i arritur i Kosovës në Asamblenë e KiE-së, Serbia ka përjetuar keq, përkundër angazhimit të saj për ta penguar këtë hapërim të vendit tonë në këtë organizatë evropiane”, deklaroi Dugolli në “InfoPlus”, në RTK.
Dugolli u shpreh mirënjohës ndaj eurodeputetëve që mbështetën me votë Kosovën në këtë organizëm.
Tutje Dugolli theksoi se në Serbi ende dominon ideja e Serbisë së madhe, ideja e dominimit te të tjerët.
“Atë që nuk ka arritur ta bëjë Millosheviqi dikur, presidenti i tanishëm i Serbisë dëshiron ta çojë përpara atë agjendë”, tha, mes tjerash, Dugolli.