Elezi fton qytetarët e komunave në veri të marrin pjesë në procesin e votimit

Aktuale

Elezi fton qytetarët e komunave në veri të marrin pjesë në procesin e votimit

Më: 21 prill 2024 Në ora: 08:44
Valmir Elezi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri janë hapur me kohë.

Ai, në një konferencë për media, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit.

Ftoj ata të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, ka thënë Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat