Deri në ora 11:00 të drejtën e votës në Komunën e Zubin Potokut e kanë shfrytëzuar shtatë qytetarë.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari i caktuar nga KQZ, Agim Kastrati.
Ai ka thënë se deri në këto momente nuk ka ndonjë parregullsi të theksuar.
Të drejtë votë në këtë komunë kanë mbi 6 mijë e 600 qytetarë.