Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu nëpërmjet një postimi në Facebook e ka paralajmëruar përballjen e nesërme të Presidentes Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Sadriu në një postim në Facebook ka shkruar se nesër do të përballen forca dhe ideologji të kundërta.
“Nesër në orën 16:00 në KS të OKB-së , përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta:
Presidentes të Kosovës , që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu.