Rreth 8 mijë euro i janë shtuar për një vit në llogaritë bankare ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.
Deklarimi i pasurisë së ministrit Peci për vitin 2024 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) dëshmon se kryetari i partisë ‘Guxo’ i ka të kursyera 19,119 euro në institucionet bankare.
Mbi 8 mijë euro më shumë sesa vitin e kaluar.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2023, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës kishte deklaruar se mbante rreth 11 mijë euro në banka.
Peci, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë, të cilën ka thënë se e ka blerë përmes kredisë në vitin 2016.
Ai po ashtu ka deklaruar se posedon një shtëpi dhe dy ara, të cilat i ka të trashëguara.
Minstri Peci ka deklaruar se të hyrat e tij janë nga rroga si ministër dhe nga paga si ligjërues në Universitetin Privat “AAB”.