Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në sallën ku Këshilli i Etikës të Universitetit të Prishtinës, duke larguar studentët që nuk lejonin të nis mbledhja me kërkesën që largimin e profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.
Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.
Lëvizja Feministe Studentore për të disaten ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.
Dy anëtarë të Këshillit të Etikës për një kohë të gjatë kanë qëndruar brenda sallës ku ishte paraparë të mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës të UP-së, ndërsa të tjerët dhe profesori Krasniqi janë larguar nga aty me ndihmën e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.