Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit është takuar me ambasadorin amerikan, Robert A. Wood.
Osmani ka thënë se ambasadorin Wood e ka informuar lidhur me zhvillimet e fundit të sigurisë.
“Përpara takimit të OKB-së sot, u takova me ambasadorin Robert A. Wood.
E informova për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me aleatët për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.