Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim takim lamtumirës këshilltarin bilateral nga Forcat e Armatosura të Italisë, kolonel Mario di Girolamo.
Mario di Girolamo u dekorua nga Maqedonci me Medalje për Shërbim të Shquar.
“Me këtë rast, për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, ministri Maqedonci e dekoroi kolonelin Mario di Girolamo me Medalje për Shërbim të Shquar, duke i dëshiruar suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij”, thuhet në njoftimin e ministrisë.