Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka kritikuar qeverinë Kurti dhe projektligjin për tekstet shkollore që ka kaluar në kuvend.
Kastrati thotë se pushteti i Kurtit po rikthen kohën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( RSFJ) kur kishte vetëm botime arsimore qeveritare.
“Me projekt-ligjin për tekste shkollore që kaloj me vota të vjedhura në kuvend, pushteti i Kurtit po na rikthen në kohën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( RSFJ) kur kishte vetëm botime arsimore qeveritare. Në atë kohë Kosova kishte vetëm Entin për Botimin e Teksteve Shkollore që funksiononte i diktuar nga pushteti komunist i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK)”, ka shkruar Kastrati
Ai thotë se ligj të tillë kishte vetëm Meksika dhe tani Kosova bëhet e dyta dhe për këtë kanë reaguar si pozitë dhe përmes letrës së EEPG-së kanë shprehur shqetësimin e tyre.
“Së fundmi në krejt botën një ligj të tillë kishte vetëm Meksika dhe tani Kosova bëhet e dyta.
Pas reagimit tonë si opozitë, tani kanë ardhur reagime edhe ndërkombëtare në adresë të Komisionit për Arsim,Shkencë,Teknologji,
Inovacion,Kulturë,Rini dhe Sport.
Në foton më poshtë e keni reagimin e Grupi Evropian të Botuesve Edukativ (EEPG,
Zyra e Berlinit) drejtuar këtij komisioni.
Në këtë letër EEPG shpreh shqetësimin rreth implikimeve të mundshme të këtij propozim-ligji duke tërhequr paralele me skenarë të ngjashëm ndërkombëtar që kanë ndikuar në rezultatet arsimore e të cilat janë pasqyruar në mënyrë të dukshme në vlerësimet e PISA.
Ndër të tjera ata ligjin e ri të propozuar e të kontrabanduar nga VV për tekstet shkollore e shohin si përjashtues për shtëpitë botuese dhe konsiderojnë se ky është eliminim i tyre nga konkurrenca e lirë.
Këtë EEPG e ilustron me shembulin e Meksikës që kishte vetëm botime arsimore qeveritare.
Për më shumë reagimi i EEPG më poshtë!”, ka shtuar deputeti i PDK-së.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
me projekt-ligjin për tekste shkollore që kaloj me VOTA TË VJEDHURA në kuvend, pushteti i Kurtit po na rikthen në kohën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( RSFJ) kur kishte vetëm botime arsimore qeveritare.
Në atë kohë Kosova kishte vetëm Entin për Botimin e Teksteve Shkollore që funksiononte i diktuar nga pushteti komunist i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK).
Së fundmi në krejt botën një ligj të tillë kishte vetëm Meksika dhe tani Kosova bëhet e dyta.