Në Këshillin e Sigurimit ka folur edhe përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, i cili ka thënë se situata në Kosovë dhe rajon është “shumë shqetësuese për neve”, gjersa ka vazhduar me ofendime ndaj shtetësisë së Kosovës, duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti si “të ashtuquajtur”.
Më tej, ai ka bërë pretendime se situata për serbët në Kosovë “është e pasigurt”.
Reagimin e Rusisë, aktivisti Rron Gjinovci e konsideron “pozitiv”.
Sipas Gjinovcit “kur të shajnë Rusia e Serbia, dihet që mirë e ki. Prandaj, bravo Binzi”.
Postimi i plotë:
Nuk e mbaj në mend që Rusia ndonjëherë e ka përmendur me kaq urrejtje ndonjë kryeministër kosovar. Bile nuk e di nëse ua ka përmendur emrat ndonjëherë. Rreth 10 herë tha ambasadori i Rusisë “Albin Kurti, Albin Kurti.. Si të shajnë Rusia e Serbija dihet që mirë e ki. Prandaj bravo Binzi