Ministi i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se pjesëtarët e ushtrisë të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë (R3K) të Komandës së Forcave Tokësore, përfunduan “Kursin për Qitës i Mprehtë’’ me Snajper SigSauer të realizuar në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).
“Trajnimi është zhvilluar nga instruktorë të R3K, dhe kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake për “Qitës të Mprehtë” të skuadrës, për të aftësuar pjesëtarët në përdorimin e këtij lloji të armës dhe pajisjeve shtesë të cilat përdoren për realizim të qitjes”, tha ai.
Postimi i plotë:
Pjesëtarët e ushtrisë sonë të Regjimenti të Tretë të Këmbësorisë (R3K) të Komandës së Forcave Tokësore, përfunduan “Kursin për Qitës i Mprehtë’’ me Snajper SigSauer të realizuar në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).
Trajnimi është zhvilluar nga instruktorë të R3K, dhe kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake për “Qitës të Mprehtë” të skuadrës, për të aftësuar pjesëtarët në përdorimin e këtij lloji të armës dhe pajisjeve shtesë të cilat përdoren për realizim të qitjes.