Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani ka komentuar seancën e mbajtur sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ai ka thënë se ‘Zëri i Kosovës dhe i heroinave tona kumboi fuqishëm para botës në forumin më të lartë botëror’.
Postimi i plotë:
Një autogol i përmasave historike i pësuar nga serbia. Zëri i Kosovës dhe i heroinave tona kumboi fuqishëm para botës në forumin më të lartë botëror, Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.