Ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se në pozitën e tij do jetë Ragmi Mustafa.
Ai tha se presidenti serb ka zgjedhur ‘doraputhësin e tij’ duke ju referuar Mustafës, deri në kohën e zgjedhjeve.
“I përzgjedhuri i Vuçiqit është Ragmi Mustafa personi i vetëm shqiptar në gjithë rajonin i cili njëherë ja ka dhënë një mirënjohje Vuçiqit personalisht ky është ai kryetari i ri deri në zgjedhjet e radhës e çfarë ndodh pas zgjedhjeve do të shohim më vonë.
Ndërsa në Preshevë vendos një tjetër doraputhës të tij në atë vend”, theksoi Arifi.