Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së ka folur lidhur me raportin e DASH-it, ku thuhet se Kosova pasqyron korrupsion të lartë.
Haziri ka deklaruar se gjendjen reale në vend e ka paraqitur raporti. Ai vlerësoi se korrupsioni është bërë mendësi e qeverisë ‘Kurti’.
“Raporti i DASH-it pasqyron gjendjen reale në Kosovë, gjendja sipas raportit është përkeqësuar dhe ka nënvizuar edhe shqetësimet që LDK tash e sa kohë i ka paraqitur lidhur me realitetin në Kosovë. Korrupsioni është bërë mendësi e qeverisë në Kosovë më shumë po administrohet sesa po qeverisët”, theksoi Haziri.
Haziri ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se në vend s’ka as transparencë as llogaridhënie për asnjë proces e vendim.
“Një vend që nuk ka transparencë, llogaridhënie, proces vendimmarrje me organizuar sipas ligjit lenë hapësirë për të konstatuar atë që kemi thënë. I jepet një tender sekret në procesin e panegocinueshëm me procedura jo të hapura dhe korrupsioni është mendësi e qeverisë”, deklaron Haziri.z