Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku sonte në “Edicionin Special” ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës.
Ai u shpreh se ky është një vendim i panevojshëm, i paarsyeshëm dhe siç u shpreh ai, cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës.
“Është një vendim krejtësisht i panevojshëm, i paarsyeshëm dhe mbi të gjitha që cenon në mënyrë të drejtpërdrejt në një formë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, sepse dihet, poseduesit e pasaportës janë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe vetëm organet kompetente të përcaktuara me kushtetutë dhe me ligje nga ana e Republikës së Kosovës kanë të drejt të pajisen me pasaporta përkatëse për udhëtim”, është shprehur ai.