Nënkryetari I Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se ky vit do të jetë vit i projekteve të mëdha për kryeqytetin.
Zogaj ka numëruar projektet e mëdha që do të fillojnë së realizuari sivjet në kryeqytet.
“Ky do të jetë vit i projekteve të mëdha për Prishtinën, mezi po presim me pa se qysh do të na shkojnë punët. Do të fillojmë me Bulevardin “Xhorxh Bush”, fillojmë me platformën e cila e lidh Arbërinë me qendrën e qytetit. Fillojmë m këtë unazën të cilën ne e quajmë unaza e brendshme, aty veç e kemi nënshkruar kontratën dhe punimet kanë filluar… dhe vazhdon një prej projekteve të mëdha që e kemi rrugën A”, ka thënë Zogaj.
Ai ka njoftuar se sot ka dal në tenderi njëri nga projektet më të mëdha të Prishtinës, ai për nënkalimin në rrugën “Agim Ramadani”.